Maqedoni

Kadriu: Raport-progresi me vërejtje të ashpra

16.10.2016 14:39

Në prag të publikimit të raportit të progresit, njohësit e çështjeve evropiane vlersojnë se ai do të jetë i ngarkuar me plot kritika dhe vërejtje të cilat në vazhdimësi janë rekomandim i KE-së...

Sipas profesorit universitarë Osman Kadriu në shënjestër të kritikave do të jenë kapitujt  22, 23 dhe 24 ndërsa me theks të veçantë do të apostrofohet bllokimi që po i bëhet punës së PSP-së.
 
“Këtë bllokim dhe këto  obstrucione që i bëjnë  institucionet e shtetit  kundër PSP-së un mendoj se do të jenë një nga vërejtjet më srioze shum e ashpër dhe e theksuar nga KE. Vërejtjet në raport do të vërehen në ato kapitujt e njohur për raportin 22,23,24  në të cilat kaptina trajtohet përveç të tjerave pozita e gjyqsorit, pavarsia e gjyqsorit dhe kompetenca e gjyqsorit në Maqedoni nën dy lufta kundër kriminalitetit të organizuar, krimit të organizuar me theks të veçantë lufta kundër korrupcionit e cila mjerisht mungon në Maqedoni, nën tre sundimi i së drejtës, patjetër duhet të sigurohet dhe nën katër do të ketë edhe vërejtje shumë serioze për të gjithë shtetin dhe institucionet e shtetit për bllokimin  e e punës të PSP-së”, shprehet analisti Osman Kadriu. 
 
Ndonëse beson në europerspektivën e vendit zv/kryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi  dite me pare edhe nje here potencoi  qe Raport-Progresi do të perfshije jo vetem rekomandime por dhe verejtje.  
 
“Nuk dua të prejudikoj se cila do të jetë përmbajtja e raport progresit të KE-së. Unë dua të jem optimist dhe besoj se Maqedonia ka perspektivë evropiane.  Kuptohet se Raport Progresi do të ketë edhe rekomandime edhe vërejtje për fusha të caktuara dhe veçanërisht për fushat që kanë të bëjnë me reformat prioritare urgjente”, shprehet zv/kryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi. 
 
Në raport vend të posaçëm do të ketë edhe përmbushja e kushteve për organizimin e zgjedhjeve të11 dhejtorit vlerson Osman Kadriu .  Sipas tij në raport do të ketë sugjerime konkrete në këtë drejtim për tu pranuar zgjedhjet si legjitime dhe kredibile. 
 
NAIM RAMADANI