Ban: Marrëveshja për Ukrainën do të ndihmojë për qetësimin e krizës
Sekretari i përgjithshëm i KB-ve është inkurajuar nga ajo që të gjitha palët kanë treguar aftësi të dakordohen për një numër të hapave konkrete të drejtuara drejt qetësimit të situatës dhe gjetjes së zgjidhjes paqësore për krizën…….

Sekretari i përgjithshëm i KB-ve Ban Ki-mun e përshendeti raundin fillestar të negociatave dioplomatike për krizën në Ukrainë dhe tha se zbatimi i tërësishëm i marrëveshjes së arritur të enjten në Gjenevë, do të ndihmojë për qetësimin e saj.
Sekretari i përgjithshëm i KB-ve është inkurajuar nga ajo që të gjitha palët kanë treguar aftësi të dakordohen për një numër të hapave konkrete të drejtuara drejt qetësimit të situatës dhe gjetjes së zgjidhjes paqësore për krizën.
Ban, ndërkaq, theksoi se situata në Ukrainë edhe më tej është jashtëzakonisht e ndryshueshme.
Ai pret që të gjitha palët të tregojnë qëllime serioze që të angazhohen në impelemtimin e hapave të parapara me marrëveshjen nga Gjeneva, e cila do të kontribuojë për zgjidhje të përhershme të krizës.
