KRSKRR:Apelon për kujdes të shtuar, vitin e kaluar kanë pësuar 22 fëmijë ne aksidente rrugore
Statistika e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor tregon se gjatë vitit të kaluar prej 148 viktimave, 22 kanë qenë fëmijë të moshës deri në 18 vjet...

Statistika e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor tregon se gjatë vitit të kaluar prej 148 viktimave, 22 kanë qenë fëmijë të moshës deri në 18 vjet, ndërsa nëntë prej tyre kanë qenë të moshës deri në 4 vjet.
Statistika e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor apelon tek shoferët, prindërit, që ta respektojnë Ligjin dhe t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga lëndimet dhe nga humbjet, respektivisht të përdorin ulëse adekuate për fëmijë.Përdorimi i ulëseve për fëmijë e zvogëlon vdekshmërinë tek fëmijët për 50 për qind, ndërsa tek foshnjat edhe deri në 70 për qind.
Sipas ligjit për siguri në komunikacionin rrugor që hyri në fuqi në tetor të vitit të kaluar, në automjetet për udhëtarë, në ulësen e përparme, nuk duhet të transportohet fëmija më i vogël se 12 vjet.
Gjithashtu, sipas ligjit të njëjtë, në automjetin për udhëtarë, në ulësen e pasme, mund të transportohet fëmijë më i vogël se 5 vjet, në ulësen e veçantë për fëmijë, e cila për sediljen e automjetit është e përforcuar me rripin e sigurisë në mënyrë adekuate.
Lidhur me ulësen e përparme, sipas Statistikës së Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, mund të transportohet fëmijë deri në moshën 2 vjet, nëse automjeti nuk ka jastëk ajri, nëse jastëku i ajrit është e përfshirë dhe nëse fëmija transportohet me ulësen speciale, e vendosur në drejtim të kundërt të qarkullimit në të cilën shkon automjeti dhe e njëjta është e përforcuar për sediljen e automjetit, me ndihmën e rripit të sigurimit me tre pika të lidhjes.
Edhe krahas asaj që ajo është obligim ligjor dhe i prindërit në Republikën e Maqedonisë, nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare se sa është përqindja e përdorimit të ulëseve për fëmijë në automjete, por informatat jozyrtare tregojnë se vetëm një përqindje e vogël e prindërve posedojnë sedilje për fëmijët e tyre që tregon se përqindja e fëmijëve që transportohen me sedilje për fëmijë është shumë e vogël.
Për shoferët që nuk i respektojnë dispozitat e Ligjit, është e paraparë dënim në vlerë prej 35 euro në kundërvlerë të denarit ose 15 pika negative të regjistruara.
GYLTENE SINANI
