Maqedoni
Shilegov, investimi i premtuar në D. Hisar nuk është realizuar
16.10.2016 17:18
Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov në pres konferencën e mbajtur para ish fabrikës Zastava në Demir Hisar akuzoi pushtetin se edhe përkundër premitimeve...

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov në pres konferencën e mbajtur para ish fabrikës Zastava në Demir Hisar akuzoi pushtetin se edhe përkundër premitimeve për investime të huaja dhe punësimeve të reja për banorët e këtij qyteti kjo deri më tani nuk ka ndodhur.
“Para shtatë muajve Nikolla Gruevski dhe ministri i tij Vlladimir Peshevski gënjyen se pikërisht këtu në këtë fabrikë do të hyjë investim I huaj. Këtu është dashur të punojnë mbi 150 qytetarë të demir Hisarit. Paralajmërohej edhe rritje e shpejtë ekonomike në këtë rajon. Qytetarët e Demir Hisarit u gënjyen se realizimi I marrëveshjes është në rrjedhë. Siç mund të shihni investitor nuk ka”, shprehet zëdhënës i LSDM-së, Petre Shilegov.
