Maqedoni
Panel diskutimi i VMRO - DPMNE – së, "ne qëndrojmë në dispozicion të popullit"
16.10.2016 17:44
Qytetarët në këto zgjedhje duhet të kuptojnë se angazhohemi ose për stabilitet, që do të thotë përparim ekonomik dhe respektim I Republikës së Maqedonisë...

Qytetarët në këto zgjedhje duhet të kuptojnë se angazhohemi ose për stabilitet, që do të thotë përparim ekonomik dhe respektim I Republikës së Maqedonisë ose do të kemi Parlament kaotik, qeveri kaotike, shtet kaotik edhe në katër vitet e ardhshme theksoi koordinatori I grupit parlamentar i VMRO- DPMNE –së Ilija Dimovski në panel diskutimin me temë “Ne qëndrojmë në dispozicion të popullit “.
“Në dy vitet e kaluara të krizës së rëndë politike Maqedonia ishte në flakë të kryqëzuara nga faktorë dhe subjekte të ndryshme të cilat dëshiruan ta gjunjëzojnë shtetin dhe institucionet që ajo të kapituloj me qëllim që të ndryshojë identiteti i plotë. Kuvendi i R. së Maqedonisë ishte diga e cila nuk lejoi të kalojë asnjë ligj që do të kishte për qëllim kapitulimin në përputhje me interesat themelore, kombëtare dhe shtetërore”, shprehet koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE – së, Ilija Dimovski.
