Botë

Turqi, vriten tre policë gjatë një operacioni antiterrorist

16.10.2016 18:06

Tre policë u vranë dhe 8 persona mbetën të plagosur, 4 prej të cilëve ishin me nënshtetësi siriane, gjatë një operacioni antiterrorist në Gaziantep...

Të plagosurit u dërguan në spital për kurim ndërkohë që bëhet se gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë.Prefekti i Gaziantepit, Ali Jerlikaja shkoi në vendngjarje dhe mori informacione nga autoritetet.
 
Ai bëri të ditur se gjatë punës së ekipeve të sigurisë për tu vënë në veprim për operacion terroristët hodhën veten në erë.
 
“Për fat të keq 3 policë ranë dëshmorë dhe 8 persona mbetën të plagosur, 4 prej të cilëve ishin me nënshtetësi siriane” tha Prefekti i Gaziantepit, Ali Jerlikaja, shkruan Trt.
 
Ai theksoi se për paqen dhe sigurinë e qytetit operacionet kundër organizatave terroriste DAESH, PKK dhe FETO do të vazhdojnë me vendosmëri.