Maqedoni

Tubimi i VMRO DPMNE-së: Gruevski uron zgjedhjet, kërkon 63 deputetë

16.10.2016 18:32

Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ashtu në zgjedhjet e fundit edhe tani kërkon mbështetjen e votuesve për të fituar 63 deputetë që të mos mundet askush ta cënojë...

Në tubimin e VMRO-DPMNE I cili u mbjat në Qendrën sportive "Boris Trajkovski" në Shkup, Gruevski tha se është koha për t’i dhënë fund krizës dhe ua uroi simpatizantëve zgjedhjet e rradhës. 
 
“Pikërisht me këto zfgjedhje do të dëshmohet një vullnet I qartë dhe pa hamendje e popullit tonë për përparimin e atdheut të vet por edhe mesazh deri te të gjithë se ky vend është vend I qytetarëve të Maqedonisë, e popullit të Maqedonisë dhe ata vendosin për të ardhmen e vet, askush tjetër. Askush tjetër nuk mund të qëndis dhe riqëndis siç janë interesat e huaja”, shprehet kryetar i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Gruevski akuzoi opozitën maqedonase se është e gatshme të shesë intersat shtetërore, të bëjë këshime dhe të aplikojë dygjuhësinë në Maqedoni vetëm për të fituar ndonjë deputet më shumë. Që të mos ndodh kjo Gruevski kërkoi 63 deputetë që të mos I mbetet hapësirë opozitës që të kusuritet ose të lecitojë interesat shtetërore.   
 
Partia në pushtet këtë uikend organizoi disa tribuna publike tematike ku morën pjesë zyrtarë të lartë nga rradhët e VMRO-DPMNE-së për të treguar se qëllimi i tyre është të vazhdojnë me realizimin e programit të tyre.
 
SHPËTIM NUREDINI