Maqedoni
Francë, shembet tarraca, humbin jetën katër student
16.10.2016 18:49
Katër persona kanë humbur jetën aksidentalisht, pasi në një ndërtesë, u shemb tarraca e katit të tretë, në qytetin francez Angers...

Katër persona kanë humbur jetën aksidentalisht, pasi në një ndërtesë, u shemb tarraca e katit të tretë, në qytetin francez Angers, derisa lajmin e ka konfirmuar edhe një zyrtar i qytetit.
Sipas raportimeve nga spitali i qytetit, dhjetëra persona u plagosën në mesin e tyre ishin katër të tjerë në gjendje kritike.Mediat franceze raportojnë se në tarracë gjendeshin të rinj të cilët gjendeshin duke u argëtuar në parti.
Mjekët kujdestarë kanë bërë të ditur që të gjithë pacientët të cilët u trajtuan i takojnë moshës 20 vjeçare, kryesisht ishin studentë.
