Zyrtare: Van Basten trajneri i ri i AZ Alkmar
Që nga vera e ardhshme ish futbollsti i famshëm do të ulet në stolin e AZ Alkmar…..

Edhe pse do t’i japë fund aventurës së tij si trajner i Heerenvenit në përfundim të këtij sezoni pasi i skadon kontrata, Marko Van Basten nuk do të qëndrojë aspak pushim, transmeton Supersport.
Që nga vera e ardhshme ish futbollsti i famshëm do të ulet në stolin e AZ Alkmar. Zërat që qarkullonin këto ditët e fundit tashmë janë bërë zyrtare pasi ishte vetë klubi i AZ Alkmarit që në një komunikim në faqen e saj në Internet bëri të ditur që ka firmosur një marrëveshje me trajnerin aktual të Herenvenit.
Van Basten ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë deri në vitin 2016 me Alkmarin. Në stolin e 2-herë kampionëve të Holandës ish sulmuesi i Milanit do të pasojë Dik Advokat që edhe pse e mori drejtimin e AZ-Alkmarit gjatë fillimit të këtij sezoni për shkak të rezultateve të dobta do të largohet nga skuadra në përfundim të kampionatit.
Objektivi i Van Basten me skuadrën e veriut të Holandës do të jetë t’i rikthejë atë të luftojnë për titullin e Eredivisies dhe mundësisht ta fitojnë atë, megjithse me atë që ka shfaqur Ajaxi në këto katër vitet e fundit kjo gjë do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar. Emri i 49-vjeçarit nga Utrehti ishte përmendur edhe si pauses i Klarens Sedorf në stolin e Milanit.
AZ Alkmaar do të jetë klubi i katërt që Van Basten drejton në karrierën e tij si trajneri, pasi më parë holandezi ka qenë në krye të kombëtares tulipane por edhe në stolin e Ajaksit të Amsterdamit skuadër ku u bë i njohur si futbollist.