Maqedoni

Kuvend, seancë për buxhetin dhe zhbërjen e Kuvendit

17.10.2016 09:32

Në seancën e sotme duhet të shpërndahet Kuvendi i R. së Maqedonisë, që më 11 dhjetor të mbahen zgjedhjet e parakohshme zgjedhore...

Nismën për shpërndarjen e Kuvendit e dha LSDM, VMRO-DPMNE e pranoi me kusht që paraprakisht të miratohet buxheti i vitit 2017.
 
Para fillimit të seancës së sotme parlamentare, koordinatorët e të gjitha partive politike parlamentare për rrjedhën e Kuvendit mbajnë takim konsultues me kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovskin, për t’u dakorduar për rrjedhën e itinerarit të seancës parlamentare.
 
Nëse deputetët në seancën e sotme miratojnë propozim-buxhetin për vitin 2017 me procedurë të shkurtër, atëherë në rend të ditës pritet të jetë edhe ligji për statusin e PSP-së si dhe propozimi për shpërbërjen e Kuvendit.
 
Socialdemokratët thonë se shpërbërja e parlamentit po ndodh në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe është në interes të zgjidhjes së krizës politike dhe se tashmë kanë filluar afatet ligjore për shpalljen e zgjedhjeve.  
 
Nga ana tjetër, sipas LD-së, me shpërndarjen e Parlamentit do të krijohen mundësi kushtetuese që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. VMRO-DPMNE-ja në pushtet mbështetjen për shpërndarjen e Kuvendit e kushtëzoi me miratimin paraprak të buxhetit për vitin 2017.
 
Sipas partisë, me sjelljen e buxhetit do të sigurohet garanci për pagesën e rregullt të pagave, pensioneve, asistencës sociale dhe shlyerjes së nevojave të tjera të qytetarëve.
 
Në koordinimin e grupeve të deputetëve pritet të flitet edhe për Njësinë e gjashtë zgjedhore, e cila ka më shumë votues nga numri i lejuar.
 
Eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinje, Johanes Han, pas takimeve të tij të premten në Shkup me liderët e katër partive më të mëdha porositi që të zgjidhet kjo çështje, me qëllim që të mos lihet hapësirë për kritikë në zgjedhje.
 
Grupi i punës i formuar prej katër partive më të mëdha në Parlament nuk gjeti zgjidhje për këtë çështje.