Botë

Brazil, të burgosurit digjen të gjallë, u pritet koka

17.10.2016 10:42

Të paktën 25 të burgosur janë vrarë gjatë një përleshje mes dy fraksioneve rivale në një burg të mbipopulluar në veri të Brazilit, bëjnë të ditur mediat lokale...

Shtatë prej tyre janë ekzekutuar me prerje koke, ndërsa gjashtë janë djegur të gjallë, bën të ditur një zyrtar i policisë.
 
Incidenti ka ndodhur në Boa Vista, gjatë orës së vizitave në burg. Rreth 100 vizitorë u morën peng dhe më pas u liruan. Zyrtarisht ende nuk është konfirmuar numri i të vdekurve.
 
Dhuna filloi kur të burgosurit hynë në një pjesë tjetër të burgut, ku ishin duke u mbajtur anëtarët e një fraksioni tjetër, Capt Falkner Ferreira, citohet të thotë faqja online G1 (në gjuhën portugeze).
 
“Të burgosurit ishin të armatosur me thika dhe shkopinj”,- thotë një dëshmitar.
 
Mediat thonë se në burgun me 740 të burgosur realisht ndodheshin 1400  të burgosur. Brazili është shteti i katërt në botë me mbipopullimin më të madh në burgje, 600 mijë.