Maqedoni
Shtrenjtohen karburantet, çmimet nga mesnata për 4.36 për qind më shtrenjtë
17.10.2016 13:32
Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi për çmimet e reja të derivateve të naftës...

Kështu prej mesnate, benzina Eurosuper BS 95 do të shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS 98, Disel dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë.
Sipas vendimit të rregullatorëve, një litër Eurosuper BS 95 do të shitet për 63 denarë, ndërsa Eurosuper BS për 65 denarë.
Çmimi i ri i një litre Eurodisel është 50 denarë, ndërsa vajit ekstra të lehtë për amvisëri 38,5 denarë.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 -NS rritet për 1,67 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 24.078 denarë. Rritja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht është për 4,36 për qind.
KRRE e solli vendimin për ndryshim të çmimit në bazë të çmimit mestar të naftës së papërpunuar në tregjet botërore dhe raportit të kursit të denarit lidhur me dollarin në dy javët e fundit.
