Botë

Në Itali ka mbi 4 milionë të varfër

17.10.2016 14:02

Sot në Ditën Botërore kundër varfërisë, u prezantua në Itali Raporti i Karitasit mbi situatën ekonomike të familjeve italiane përgjatë vitit 2016...

Sipas këtij Raporti, në Itali jetojnë rreth 4 milionë e 600 mijë persona në kushtet e një varfërie ekstreme, të cilët përbëjnë 1 milion e 582 bërthama familjare.
 
Kjo është shifra më e lartë që prej vitit 2005 e regjistruar në territorin italian. Shumica e familjeve të varfra gjendet në Italinë Jugore, ku prej vitit 2008 e deri më sot janë humbur 576 mijë vende pune.
 
Rritje të nivelit të varfërisë përgjatë 2016 është shënuar dhe në Italinë Qendrore e Veriore, ku numri i familjeve të varfra është dyfishuar në krahasim me vitet më parë.
 
Raporti i Karitasit, dokumenton se në Italinë Jugore, 66% e personave të varfërm në qendrat e kësaj organizate janë shtetas italianë e rreth 33.1 % prej tyre janë emigrantë.
 
Ndërsa në Italinë Veriore, këto shifra përmbysen e shtetasit italianë të varfër janë rreth 34 % ndërsa emigrantët në kushtet e varfërisë ekstreme përbëjnë 64.5%.
 
Ajo ë’ka preokupon studiuesit e hartuesit e këtij Raporti, është se në krahasim me vitet e shkuara, niveli i lartë i varfërisë është më i pranishëm tek brezat e rinj se sa tek të moshuarit mbi 65 vjec.
 
Rritja e nivelit të varfërisë e numrit të personave dhe familjeve të varfra godet më shumë se këdo adoleshentët e fëmijët, të cilët privohen nga pajisja me materiale didaktike, apo nga mundësitë për të pasur një të ardhme, duke i mbyllur horizontet e shtuar paaftësinë për të arritur e vendosur objektiva./Ora News