Rasti “Lagja e trimave”, prokurori në udhëtim zyrtar, shtyhet seanca

17.10.2016 14:55

Është shtyrë për në nëntor seanca e radhës për rastin “Lagja e trimave”...

Është shtyrë për në nëntor seanca e radhës për rastin “Lagja e trimave” në Kumanovë.

Shtyrja erdhi pasi prokurori, Naum Panovski, nga Prokuroria për ndjekje të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit është në udhëtim zyrtar.

Edhe seanca e së premtes u shty pasi avokatët mbrojtës të grupit të të akuzave që iu bashkëngjitën lëndës shqyrtuan dëshmitë kundër klientëve të tyre, që janë paraparë në aktakuzë e që ata deri më sot ende nuk i kishin shikuar.

Deri tani janë mbajtur rreth 20 seanca, shumica e të cilave të mbyllura për opinionin për shkak të dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtur dhe pjesëtarëve të MPB-së që morën pjesë në luftimet e nëntë dhe dhjetë majit në “Lagjen e trimave” vitin e kaluar.

Gjatë aksionit policor mbetën të vdekur 10 anëtarë të grupit dhe tetë policë.