Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë, Milan Jazbec

17.10.2016 15:37

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi...

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec, si dhe këshilltaren politike NË KËTË AMBASADË, Urska Potocnik.

Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Thaçi në takim potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme, si parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, thuhet në njoftimin e pres qendrës së PDSH-së.