Maqedoni

Nikolla Ivanovski: kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese

17.10.2016 17:15

Me 7 vota për dhe 2 kundër, Nikolla Ivanovski u zgjodh kryetar i Gjykatës Kushtetuese...

Ai do ta zëvendësojë Elena Goshevën, të cilës mandati trevjeçar i mbaron më 1 nëntor.

“Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, në bazë të nenit 109, paragrafi 3 i Kushtetutës së Maqedonisë dhe neni 7 paragrafi 1 i Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 17 tetor të vitit 2016 e zgjodhi gjykatësin, Nikolla Ivanovski, për kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë”,- thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas disa muajve i skadon mandati edhe gjykatësve kushtetues, Natasha Gaber-Damjanovskës, Gëzime Starovës dhe Ismail Dardhishtës.

Ata u zgjodhën gjykatës kushtetues në vitin 2008, me mandat nëntëvjeçar.