Botë

Në Mal të Zi 20 të arrestuar për terrorizëm, mes tyre edhe gjashtë serbë nga Mitrovica

17.10.2016 17:52

Gjashtë persona nga veriu i Mitrovicës janë në mesin e 20 personave të arrestuar gjatë ditës së diel në Podgoricë...

Gjashtë persona nga veriu i Mitrovicës janë në mesin e 20 personave të arrestuar gjatë ditës së diel në Podgoricë, të dyshuar për sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve parlamentare të Malit të Zi.

Dyshohet se grupi i armatosur, i udhëhequr nga ish-shefi i xhandarmërisë serbe, Bratisllav Dikiç, kishte planifikuar sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve, me qëllim marrjen e pushtetit me dhunë, duke përfshirë këtu edhe pengmarrjen e kryeministrit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, por këto të dhëna të publikuara nga mediat duhet ende të konfirmohen.

Ndërkohë, njoftohet se gjashtë nga 20 të arrestuarit në Mal të Zi janë liruar nga paraburgimi, ndërsa për Bratisllav Dikiqin është caktuar masa e ndalimit për 72 orë.

Bratisllav Dikiç, ish-shefi i xhandarmërisë serbe, ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet serbe në Kosovë, të mbajtura në nëntor të vitit 2013. Në atë kohë, ai ishte akuzuar nga partitë opozitare se kishte vendosur eksploziv në disa vendvotime, në mënyrë që t’i ndërpriste zgjedhjet.