Maqedoni

Saliu dhe Andonovski dhanë betimin si zëvendësavokatë të popullit

17.10.2016 18:09

Zëvendësit e zgjedhur të Avokatit të Popullit, Suzana Saliu dhe Jovan Andonovski, sot kanë dhënë betimin e tyre para kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski...

Ata janë betuar se do të shërbejnë me perkushtueshmëri në detyrën e tyre.
 
“Unë vetëm jam kthyer në institucionin amë, aty fillova karrierën dhe ja gjerat ndryshojnë dhe un prapë jam kthyer në pozitën e mëparshme te Avokati i Popullit. Kam nderin të shërbej në një ndër institucionet më prestigjioze  të vendit. Me përkushtueshmëri do të kryej shërbimet për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”,- tha zëvendësja e zgjedhur e Avokatit të Popullit, Suzana Saliu.
 
“Kam nderin që kam fituar besimin që të marr funksionin e zëvendësit i Avokatit të Popullit  dhe besoj që në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe zëvendësit e sapozgjedhur do të mundemi që seriozisht të përkushtohemi në të gjitha sfidat të cilat do t’i kemi”,- tha zëvendësi i zgjedhur i Avokatit të Popullit, Jovan Andonovski.
 
Para kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski,  deklaratë solemne ka dhënë edhe anëtari i Këshillit Gjyqësor Republikan, Vllade Bogdanoski.
 
BESIM ABDULLAI