MAQEDONI

Platforma “Maqedonia e Gjelbër”

22.04.2014 13:44

Organizatat ekologjike joqeveritare konsiderojnë se në periudhën e ardhshme katërvjeçare duhet të ndërrmeren masa për zgjidhjen e "pikave eko të ngrohta" në shtet………

Me rastin e 22 Prillit - Ditës botërore të planetit Tokë, sot takim të përbashkët do të mbajnë mbi 25 organizata ekologjike joqeveritare nga shteti, të bashkuar në platformën "Maqedonia e Gjelbër me partitë politike dhe koalicionet, pjesëmarrësit e zgjedhjeve të ardhme presidenciale dhe parlamentare.

Organizatat ekologjike joqeveritare konsiderojnë se në periudhën e ardhshme katërvjeçare duhet të ndërrmeren masa për zgjidhjen e "pikave eko të ngrohta" në shtet.

“Ndotja e mjedisit jetësor ka ndikim të dëmshëm në shëndetin dhe jetën e njerëzve, si dhe të biodiversitetit në Republikën e Maqedonisë”, konsiderojnë Organizatat ekologjike të Maqedonisë.

Në takim është parashikuar edhe prezantimi i platformës "Maqedonia e gjelbër", ndërsa pritet që partitë politike ta kumtojnë qëndrimin e tyre për këtë iniciativë, si dhe nënshkrimin e platformës "Maqedonia e gjelbër".