Botë
Ndërroi jetë ministri i Shëndetësisë së Lituanisë
17.10.2016 19:27
Ministri lituanez i Shëndetësisë Juras Pozhela ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare...

Ministri lituanez i Shëndetësisë Juras Pozhela ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare, vetëm pasi ishte rizgjedhur për anëtar të Parlamentit.
Ai ishte anëtari më i ri i Qeverisë së kryesuar nga Partia socialdemokrate. Pozhela u rizgjodh në raundin e parë nga zgjedhjet e 9 tetorit.
Siç kumtoi sot familja dhe Partia socialdemokrate, Pozhela ka vdekur dje pasi dy muaj ishte në mjekim spitalor nga pankreasi akut./mia
