Maqedoni

Të paktën një person e humbi jetën nga shpërthimi në kompaninë kimike gjermane BASF

17.10.2016 20:09

Të paktën një person e humbi jetën, gjashtë janë lënduar, ndërsa gjashtë të tjerë llogariten të zhdukur nga shpërthimi i sotëm...

Të paktën një person e humbi jetën, gjashtë janë lënduar, ndërsa gjashtë të tjerë llogariten të zhdukur nga shpërthimi i sotëm në kompleksin gjerman të gjigantit kimik BASF në qytetin Ludgivshafen.
 
BASF kumtoi se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:30 në fabrikën "Landeshafen sever" dhe ka shkaktuar zjarr të madh. Në vijim është hetimi për shkaqet e shpërthimit.
 
Radio Zjudvestrudfunk lajmëroi se ka shpërthyer një tanker, i cili ndodhej në portin e kompanisë në lumin Rajna. Porti është shfrytëzuar për ngarkim të lëngjeve djegëse dhe gazit të lëngshëm.
 
Në vendin e fatkeqësisë janë dërguar forca speciale të shpëtimit. Shërbimi zjarrfikës paralajmëroi se është e mundur që në ajër të paraqiten materie të dëmshme dhe të përkeqësohet dukshmëria në rajon, për ç'shkak u bëhet thirrje qytetarëve të Lidvigshafen dhe qytetit të afërt Majnham të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta. Por, nuk është rekomanduar evakuimi i banorëve.
 
BASF punëson 36.000 njerëz në Ludvigshafen. Gjatë shpërthimit në fabrikën për amoniak të BASF në vitin 1991 jetën e humbën 600 njerëz, ndërsa nga shpërthimi i tankerit në vitin 1948 jetën e humbën 200 njerëz, ndërsa u lënduan mbi 3.800 njerëz./mia