Botë

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 9 vetë të vrarë

17.10.2016 20:50

Zyrtarët irakianë thonë se nga një sulm vetëvrasës sot janë vrarë së paku 9 persona...

Zyrtarët irakianë thonë se nga një sulm vetëvrasës sot janë vrarë së paku 9 persona, përfshirë civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut, ndërsa 17 vetë janë plagosur.
 
Policia tha se sulmuesi ka arritur me makinë të mbushur me eksploziv në një pikë kontrolli të ushtrisë në qytetin Jusufija, 20 kilometra në jug të Bagdadit.
 
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, që u bë disa orë pasi qeveria e Irakut e ka shpallur fillimin e ofensivës ushtarake për rimarrjen e kontrollit të qytetit verior, Mosul, që aktualisht është i okupuar mga militantët e Shtetit Islamik./evropaelire