Zjarr në një spital në Indi, 23 të vdekur, rreth 100 të plagosur
Një zjarr i madh shpërtheu në një spital në lindje të Indisë, në qytetin Bhubanesëar, duke i marrë jetën të paktën 23 personave...

Një zjarr i madh shpërtheu në një spital në lindje të Indisë, në qytetin Bhubanesëar, duke i marrë jetën të paktën 23 personave, ndërsa me dhjetëra pacientë të tjerë u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
Rreth 120 zjarrfikës punuan për shuarjen e zjarrit dhe vetëm pas disa orësh arritën t’i vinin flakët e mëdha nën kontroll.
Dëshmitarët dhe burimet spitalore thanë se si shkak i rënies së zjarrit dyshohet një qark i shkurtër elektrik. Shumica e viktimave thuhet se vdiqën nga asfiksia.
“Si pasojë e zjarrit 23 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë”,- tha një prej zyrtarëve vendas.
