Botë

Nuk ka armëpushim për Alepon, Moska: Të enjten do ndalim sulmet për tetë orë

18.10.2016 10:02

Për tetë orë, gjatë ditës së enjte, forcat siriane dhe ato ruse do të ndërpresin sulmet ndaj qytetit të Alepos...

Për tetë orë, gjatë ditës së enjte, forcat siriane dhe ato ruse do të ndërpresin sulmet ndaj qytetit të Alepos, në mënyrë që civilët dhe rebelët të mund të largohen nga qyteti, ka thënë sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
 
Por, Moska ka hedhur poshtë se një armëpushim më afatgjatë do të mund të hynte në fuqi, gjë të cilën janë duke e kërkuar qeveritë perëndimore, duke thënë se një gjë e tillë do t’u jepte mundësi rebelëve islamik që të rigrupohen.
 
Rusia po ndihmon nga ajri forcat e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad. Ata kanë bombarduar lindjen e qytetit të Alepos që prej se marrëveshja e armëpushimit kolapsoi muajin e kaluar. 
 
Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Alepo jetojnë mbi 250 mijë civilë.