Botë

Gara per Shtepine e Bardhe - Melania mbron: Trump, një xhentëllmen

18.10.2016 10:31

Bashkëshortja e kandidatit presidencial Donald Trump, Melania, është prononcuar për herë të parë në lidhje me skandalin e publikuar në lidhje me miliarderin njujorkez...

Bashkëshortja e kandidatit presidencial Donald Trump, Melania, është prononcuar për herë të parë në lidhje me skandalin e publikuar në lidhje me miliarderin njujorkez, duke u shprehur se gratë që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga bashkëshorti i saj po thonë gënjeshtra.
 
Ish-modelja 46-vjeçare komentoi edhe në lidhje me videon e regjistruar në vitin 2005, ku Trump përdorte një gjuhë seksiste ndaj grave, duke u shprehur se bëhet fjalë për një moment dobësie.
Melania shkoi edhe më tej duke thënë se në të vërtetë Donald është një xhentëllmen.
 
‘Nga perspektiva e një gruaje, cilat ishin mendimet e tua kur dëgjove ato regjistrime?, ishte pyetja e moderatores, të cilës Melania i’u përgjigj: “ky nuk është burri që ajo njeh”.
 
Fillimisht për Trump u publikua një video-skandal i xhiruar në prapaskenën e një reality shoë, e më pas dy gra u prononcuan për mediat amerikane ku pretendonin se ishin ngacmuar seksualisht nga miliarderi.
 
Këto ngjarje e kanë dëmtuar ndjeshëm fushatën e republikanit dhe kjo është pasqyruar edhe në sondazhet e realizuara së fundmi.
 
Shumë përfaqësues të lartë të partisë në të cilën ai bën pjesë, përfshirë kryetarin e dhomës së përfaqësuesve në kongresin amerikan, Paul Ryan, kanë deklaruar se nuk do të vijojnë t’a mbështesin miliarderin.
 
Megjithatë, në fjalën e tij, Trump është shprehur i vendosur për të mos u tërhequr nga gara, ndërkohë që ka mohuar vërtetësinë e dëshmive të dhëna nga dy gratë që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga ai./Oranews