Aksion humanitar “Nga fëmijët për fëmijët”
22.04.2014 13:48
Me rastin e Ditës së planetit Tokë sot Qendra rajonale për mjedis jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore organizon aksion humanitar me moton "Nga fëmijët për fëmijët"…..

Me rastin e Ditës së planetit Tokë sot Qendra rajonale për mjedis jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore organizon aksion humanitar me moton "Nga fëmijët për fëmijët".
Në aksionin humanitar do të shiten mbi 300 krijimtari letrare, artistike dhe artizanale të nxënësve të shkollave fillore të cilët kanë marrë pjesë në konkursin me temë "Trëndafili".
Mjetet e grumbulluara do të dedikohen për rregullimin kopshtar të oborrit të Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup.
