Maqedoni

10 vjetori i vdekjes së Isa Likës, Grada “Gjeneral Brigade” për familjen

18.10.2016 12:09

Në 10 vjetorin e rënies së Isa Likës- Komandant Ilirit, familja e të ndjerit do të nderohet me gradën “Gjeneral Brigade Isa Lika”...

Këshilli organizativ fton të gjithë ushtarët e Brigadës 12 “Mujdin Aliu” që të marrin pjesë në akademinë përkujtimore, e cila do të mbahet në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës nesër, me fillim në orën 18:00.
 
Paraprakisht po nesër do të ketë homazhe tek varri i tij në Kompleksin memorial të UÇK-së, në Tetovë. Edhe dhjetë vjet pas vdekjes së tij, ende nuk dihen autorët e vrasjes.