Maqedoni
Qeveria merr 31.1 milionë euro borxh nga kreditorët
18.10.2016 12:33
Qeveria sot do të marrë 31.1 milionë euro borxh nga kreditorët vendor, ndërsa të mërkurën Ministria e Financave duhet të kthejë 1.8 milionë euro...

Zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov, akuzoi ministrin, Kiril Minovski, se po e shfrytëzon ankandin e fundit të letrave shtetërore me vlerë të publikuara para shpërndarjes së Kuvendit dhe duke i futur edhe më tej borxheve qytetarët e Maqedonisë.
“Ky pushtet, gjeneratave të ardhshme do t’u lejë më shumë se 5 miliardë euro borxh. Përpjekja e Minovskit të ecë rrugës së paraardhësit të tij nuk do jetë e suksesshme. Për çdo keqpërdorim të qytetarëve do të ketë përgjegjësi”,- tha Kire Naumov, zëvendësministër i financave.
Reaguan edhe nga Ministria e Financave, duke thekuar se dikasterit të ekonomisë i janë kthyer 29.2 milionë euro, ndërsa të mërkurën do të kthehen 1.8 milionë të tjerë. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Financave, përfundimisht me tremujorin e dytë borxhi publik është 4.2 miliardë euro, ose 45.3% e Prodhimit Bruto Vendor.
Në strategjinë e re fiskale 2017-2019, Qeveria në tre vitet e ardhshme në vend dhe jashtë do të marrë borxh prej 1.7 miliardë euro, ndërsa niveli i borxhit publik në vitin 2019 do të arrijë në 56% nga Prodhimi Bruto Vendor.
