Maqedoni

Zhbogar: Për dalje nga kriza politike duhet fushatë korrekte dhe zgjedhje të besueshme

18.10.2016 13:02

Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, ka theksuar se vetëm me organizimin e zgjedhjeve të besueshme dhe fushatë korrekte, Maqedonia do të mund të dalë nga kriza politike...

Qeveria që  do të marrë besimin e popullit më 11 dhjetor, do të duhet të përqëndrohet në realizimin e reforave gjithëpërfshirëse pa harruar implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike, porosit Zhbogar.
 
“Zgjedhjet e ardhshme mund të nxjerrin vendin nga krizën politike me kusht që të kemi fushatë korrekte dhe zgjedhje të besueshme. Qeveria e ardhshme pas marrjes së pushtetit do të duhet të  kërkojë zbatim urgjent të sinqertë dhe gjithëpërfshirës të prioriteteve reformuese, të punojë në përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend dhe të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit”,- deklaroi ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.
 
Këto komente Zhbogar i bëri në konferencën kombëtare kushtuar përforcimit të kulturës së bashkëjetesës.
 
REXHEP QAMILI