Maqedoni

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Gjorçe Petrovit, Karposhit dhe Shuto Orizares

18.10.2016 13:37

Pa energji elektrike nesër do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të komunave Gjorçe Petrov, Karposh dhe Shuto Orizare, informon QRMK e Qytetit të Shkupit....

Prej orës 9:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Vollkovë - rrugët 31 dhe rruga 49, si dhe konsumatorët e fshatit Bardovc në komunat Gjorçe Petrov dhe Karposh.
 
Pa energji elektrike prej orës 9:30 deri në orën 10:30 do të mbeten edhe konsumatorët e rr. "Luka Gerov" nënrrugët 10, 12, 13, 14, dhe 15, prej orës 10 deri në orën 11, konsumatorët e rr. "Luka Gerov" rrugët 15 dhe 17, ndërsa prej orës 11:30 deri në orën 12:30, një pjesë e konsumatorëve të lagjes Juria në komunën e Gjorçe Petrovit.
 
Në periudhën prej orës 14 deri në orën 15, pa energji do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve të rrugëve "Uashingtonska" dhe "Viniçka" në komunën e Shuto Orizares./Mia