Maqedoni
Shërbimet hotelerike, përvojat zvicerane në dobi të turizmit në RM
18.10.2016 15:23
Kursimi i energjisë është i rëndësishëm, pasi kështu ruhet edhe ambienti jetësor, me këtë përmirësohet edhe jeta e qytetarëve...

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, thotë se hapësira për kursim të energjisë elektrike në sektorin e hotelerisë është e konsiderueshme. Ai sot ishte pjesëmarrës në prezantimin e dy projekte: “Masat e efiçiencës së energjisë” dhe “Qasja në financa për hotelieri”, që realizohen në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim Suis-kontakt. Ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tehada, thotë se këmbimi i përvojave do të jetë i dobishëm për punonjësit turistik të Maqedonisë.
“Në pjesën rezidenciale shpenzimi i energjisë përbën rreth 29% të konsumit total të energjisë, ndërkohë që sektori komercial rreth 13%, që do të thotë se konsumi i energjisë në ndërtesa të cilat përfshijnë furnizim të ushqimit është i madh dhe objektet hotelerike shpenzojnë rreth 42% nga konsumi i energjisë. Kjo tregon se potenciali për kursimin e energjisë në këto dy sektorë është i madh”,- tha ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.
“Ne besojmë se profesionaliteti dhe përvoja zvicerane, të cilat mund t’i ofrojmë në krijimin e punëtorëve të kualifikuar turistik, mund të sjellin vlerë shtesë për sektorin turistik të Republikës së Maqedonisë”,- tha ambasadorja e Zvicrës në RM, Sibel Suter Tehada.
Me transferimin e praktikave botërore në fushën e turizmit në vendin tonë do të përmirësohet niveli i shërbimeve në hotelerizëm dhe kjo do të ndikojë në rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve që vizitojnë Maqedoninë, theksuan të pranishmit në konferencë.
ERSAN PAJAZITI
