“Ditët e Naimit 2016”, 30 poetë në edicionin e 20-të jubilar

18.10.2016 16:05

Mbi 30 poetë nga vendet e ndryshe do të jenë të pranishëm në edicionin e sivjetmë të 20-të jubilar....

Mbi 30 poetë nga vendet e ndryshe do të jenë të pranishëm në edicionin e sivjetmë të 20-të jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit 2016”.

Ky edicion ka një rëndësi të veçantë sivjet, pasi përkon me 170 vjetorin e lindjes së poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit. E veçanta sivjet është edhe prezantimi i poetëve jo vetëm në Tetovë, por edhe në Kosovë, ku do të mbahet një orë letrare.

“Poetë të ardhur nga vendet e ndryshme të botës do të lexojnë poezi dhe laureatit të sivjetmë, poetit Kuei-shien-Lee, do t’i ndahet çmimi “Naim Frashëri” dhe do t’i jepet titulli “Anëtar nderi”. Konfirmimin e kanë bërë mbi 30 poetë të vendeve të ndryshme të botës. E veçanta sivjet është se Festivali do të mbahet edhe në R. e Kosovës”,- deklaroi drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” sivjet ka marrë përkrahje të ministrive të Kulturës së Maqedonisë dhe Kosovës. Ai ngre siparin nesër në orën 20:00 në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë dhe do të përmbyllet më 24 tetor. (Visar Sadiki, TVM2)