TOKA
Dita e planetit Tokë
22.04.2014 18:02
Për dallim nga vitet e kaluara kur në Ditën Botërore të Planetit Tokë, për t’i shprehur mirënjohje mjedisit...

Për dallim nga vitet e kaluara kur në Ditën Botërore të Planetit Tokë, për t’i shprehur mirënjohje mjedisit, i cili mbështet të gjitha format e jetës, falnim pak nga koha jonë për të mbjellë një pemë, për të pastruar një territor publik apo merrnim pjesë në evente ku synohej të rritet vetëdije për mjedisin jetësor, sot 25 organizata ekologjike me një platformë të përbashkët ekologjike, kërkuan nga partitë politike që të zgjidhin urgjentisht 10 pikat më të nxehta që i kanosen tokës.
“Pika e parë është zgjidhja e çështjes me Ngrohtoren e Velesit, e cila për 30 vite është ndotësi i madh, e dimë historinë e këtij ndotësi, i cili paraqet problem të madh. Pika e dytë ka të bëjë me ndotjen e Kavadarit, Shkupit, Tetovës, Manastirit dhe Kërçovës, është momenti i fundit t’i themi mjaftë ndotjes industriale. Pika e tretë dhe më aktuale është mbrojtja e parkut Nacional në Mavrovë dhe lumit Radika, vlerësojmë se ky është vend historik, kulturor dhe pasuri natyrore, e cila nuk duhet të dëmtohet dhe nuk mund të zëvendësohet me asgjë”, deklaroi nga Organizata Ekologjike “Vila Zora”, Nenad Kociq.
10 pikat e publikuara në platformën ekologjike “Maqedonia e Gjelbër”, i kanë dërguam deri te koalicionet dhe partitë politike të cilat marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare 2014 dhe kërkuan qëndrimin e tyre rreth mënyrës dhe kohës së zgjidhjes së problemeve ekologjike.
Sipas tyre, nuk duhet harruar se Dita e Planetit Tokë është edhe një mundësi që të kujtohemi në rëndësinë e natyrës që na rrethon, por edhe ta kuptojmë faktin se jeta jonë drejtpërdrejtë varen nga ajo.
RINA TURKESHI-SAITI
