Ahmeti : Zgjedhjet gjithëpërfshirëse, fillimi i zgjidhjes së krizës

18.10.2016 16:35

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur Ambasadorin Amerikan, Xhes Bejli...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur Ambasadorin Amerikan, Xhes Bejli. 

Ahmeti dhe Ambasadori Bejli diskutuan për gjendjen politike dhe zbatimin e marrëveshjes së Shkupit, zgjedhjet e 11 dhjetorit, reformat, sundimin e ligjit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDI-së për situatën politike duke thënë që zgjedhjet e besueshme dhe gjithëpërfshirëse janë fillim i zgjidhjes së krizës dhe BDI është e gatshme për zgjedhje.

Sundimi i ligjit dhe reformat sistemore janë pjesë përbërëse e programit të BDIsë dhe paraqesin shtyllë të ofertës sonë bashkë me integrimin EuroAtlantik, fqinjësinë e mirë, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik.

BDI dhe aleatët ndërkombëtar ndajnë qëllime të përbashkëta per shoqëri demokratike dhe elita të përgjegjshme, të integruar në BE dhe NATO, andaj dhe nuk do të rreshtim me përpjekjet për ti arritur ato sepse këtë e presin qytetarët nga ne, thuhet në njoftimin e pres qendrës së BDI-së.