Maqedoni
Trafikimi i qenieve njerëzore, “Parandaloje tregtinë me njerëz,¬ pyet, ndihmo, lajmëro"
18.10.2016 17:50
Me moton “Parandaloje tregtinë me njerëz,¬ pyet, ndihmo, lajmëro", filloi fushata njëmujore kundër tregtisë me njerëz..

Fushata organizohet nga Shoqata qytetare "Portë e hapur - La Strada" dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim në Ditën Europiane për Luftë Kundër Tregtisë me Njerëz dhe ka si qëllim ngritjen e vetëdijes për trafikimin e njerëzve, përforcimin, prevenimin dhe identifikimin e tyre.
“Sipas të dhënave nga Europol, 20 për qind të grupeve të organizuara kriminele që kontrabandojnë me emigrantë janë plotësisht të lidhur me trafikimin e njerëzve. Është e nevojshme që këto raste kriminele t’i vendosim në një paketë. Në kontrabandim me emigrantë janë identifikuar tre viktima të moshës së mitur, dy nga Afganistani dhe një nga Nigeria. Përveç këtyre janë identifikuar edhe 36 persona për trafikim të njerëzve, mes tyre dhe fëmijë. Nga Maqedonia dhe Serbia janë identifikuar dy viktima gjatë trafikimit të njerëzve”- deklaroi koordinatorja nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrim ilegal, Sanja Dimitrievska.
Kjo fushatë mbështetet nga UNICEF, Ambasada e Holandës, UK Aid Dift, Komisioni Nacional për Luftë Kundër Tregtisë me Njerëz dhe Migrim Ilegal i Republikës së Maqedonisë. 0800 11 111 është numri SOS për paralajmërim të trafikimeve me njerëz.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
