Maqedoni
Dimitriev në mbledhje me udhëheqësit e MPB-së, reformat në sistemin e sigurisë më të rëndësishme
18.10.2016 18:28
Ndërtimi i një sistemi të sigurisë, i cili do të funksionojë pavarësisht nga ajo se cilët persona menaxhojnë me ato institucione...

Ndërtimi i një sistemi të sigurisë, i cili do të funksionojë pavarësisht nga ajo se cilët persona menaxhojnë me ato institucione, është qëllimi i reformave për të cilat sot foli kryetari i Qeverisë i angazhuar për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, dhe udhëheqësia e MPB-së.
Kryeministri, ndër të tjera, deklaroi se njësia e 6-të zgjedhore nuk do ta sjellë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, si dhe nga ana tjetër partitë politika kanë treguar gatishmëri për zgjedhje.
“Partitë janë të koncetruara në mbajtjen e zgjedhjeve dhe secila të fitojë sa më shumë vota, mbas formimit të kuvendit në të ardhmen ndoshta do të duhet të merremi vesh për modalitete të reja se si të balancohen njësitë zgjedhore”,- deklaroi kryeministri i RM-së, Emil Dimitriev.
Dimitriev theksoi se reformat në sistemin e sigurisë janë një ndër segmentet kryesore që dalin nga raporti i PRIBE-së dhe po ashtu tha se për këto çështje ka marrëveshje politike për zgjidhjen e tyre.
“Në këtë moment kemi një konsensus të fuqishëm me të gjitha partitë politike dhe institucionet, që këto reforma të realizohen ashtu si duhet”,- tha kryeministri i RM-së, Emil Dimitriev.
“Nëpërmjet një analize të përgjithshme duhet të vihet deri te propozim-masat, tek një zgjidhje konkrete, ndryshimet ligjore etj, të cilat do të garantojnë para së gjithash kontroll të organeve të sigurisë, ndërsa nga ana tjetër të jepet mundësia që Republika e Maqedonisë të jetë shtet i sigurt, e cila do të jetë e garantuar nga organet e sigurisë”,- theksoi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
Faza e parë pritet të përfundojë deri në dhjetor dhe pas zgjedhjeve të pasojë faza e shqyrtimit të propozim-masave dhe zgjidhjeve për rregullimin e kësaj sfere.
GAZMEND KURTISHI
