Mungon prokurori, anulohet procesi ndaj anëtarëve të së Majtës
Prokurori publik ka munguar dhe kjo ka bërë që të anulohet procesi i sotëm gjyqësor në të cilin të akuzuar janë anëtarët e Partisë së Majtë...

Zdravko Savevski, i cili është ndër të akuzuarit për demolimin e zyrës kombëtare të presidentit Ivanov, thotë se për 6 muaj, prej 10 seancave gjyqësore 8 janë anuluar. Sipas tij, kjo është mënyra që gjykata t’i dënojë pa vendim gjyqësor.
Sipas Savevskit, pushteti kërkon t’i lodhë anëtarët e së Majtës me stërzgjatjen e procesit gjyqësor, për t’i detyruar të heqin dorë e të pranojnë se janë fajtorë, por kjo, sipas tij, nuk do të ndodhë.
“Sa të duan le ta shtyjnë gjykimin, ne do të presim deri në fund”,- tha sot Savevski.
Ai bashkë me anëtarin tjetër të partisë së Majtë, Vladimir Kunovski, veç më ishin të dënuar me burg shtëpiak dhe me akuzën për pjesëmarrje në turmën që shkaktoi vepër penale, më saktë për demolimin e zyrës popullore të presidentit, Gjeorge Ivanov.
Për aktivistët e “Revolucionit të larmë”, që morën pjesë në aksionet për ngjyrosjen e institucioneve shtetërore, gjobat shkojnë deri më 50 mijë euro.
Deri tani dëmshpërblim në të holla kanë kërkuar Kabineti i presidentit, Kuvendi, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Kulturës. Kërkesat janë dorëzuar tek Avokati i Shtetit që përkujdeset për pronën shtetërore.
