Botë
Brazil - San Paolo, arratisen 55 të burgosur, burgu në flakë
18.10.2016 19:24
Në burgun e San Paolos, 55 të burgosur arritën të arratisen, pasi i vunë flakën burgut. Kjo është arratisja e tretë në këtë burg që nga e shtuna...

Dy arratisjet e tjera kanë përfunduar me 18 të vdekur. Gardianët arritën të kapin e të rikthejnë në qeli 18 prej të arratisurve.
Arratisja masive erdhi pas një kontrolli psikologjik të detyruar, kur të burgosurit u dërguan në spitalin aty pranë nën masa të ulëta sigurie.
Autoritetet po hetojnë një lidhje të mundshme mes arratisjes së mbrëmshme dhe dy arratisjeve të tjera masive të shtunën dhe të hënën.
