Botë

Kaliforni, 5 cm dëborë në Sierra Nevada

18.10.2016 19:50

Malet e Sierra Nevadës në Kaliforni janë zbardhur nga dëbora, trashësia e së cilës mbërriti në 5 centimetra...

Është bora e parë e sezonit kjo për këtë rajon dhe erdhi pastre ditëve rresht me shi të pandërprerë. Autoritetet lokale kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve të mos lëvizin pa zinxhirë në disa prej rrugëve të zonës, ku gjendja paraqitet më e vështirë.

Megjithatë, pati dhe raste kur njerëzit e nisur pa zinxhirët e rrotave për shkak se nuk e prisnin këtë situatë meteorologjike, janë detyruar të qëndrojnë në një vend derisa kushtet për lëvizje të jenë të përshtatshme.

Dëbora sipas meteorologëve nuk do të vazhdojë gjatë dhe në zonë do të rikthehet i ngrohti shumë shpejt.