Maqedoni

Janë nxjerrë dy granata minahedhëse nga ujërat e Liqenit të Ohrit

18.10.2016 20:29

Ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dje nga nxjerrë dy granata minahedhëse prej 75 mm të cilat u zbuluan të dielën në ujërat e Liqenit të Ohrit...

Ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dje nga nxjerrë dy granata minahedhëse prej 75 mm të cilat u zbuluan të dielën në ujërat e Liqenit të Ohrit 50 metra larg nga "Plazhi i ARM-së" deri në kanalin e policisë së liqenit.
 
Në aksion u përfshinë zhytës nga ekipi për përgjigje të shpejtë për çminime nënujore nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Ohri.
 
Ata i kanë nxjerrë minat nga fundi i liqenit dhe ia kanë dorëzuar piroteknikëve nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Minat janë vendosur në vend të sigurt deri në shkatërrimin e tyre në poligonin e ARM-së "Krivolak", kumtoi DMSH./mia