Botë

Jemen, nesër në fuqi armëpushimi 72-orësh

18.10.2016 21:05

Një minutë para mesnatës së ardhshme do të hyjë në fuqi armëpushimi 72-orësh në Jemen. Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i OKB-së, Ismail Ould Ahmed...

Sipas zyrtarit të lartë, armëpushimi do t’i mundësojë popullsisë së Jemenit vazhdimin e gjakderdhjes dhe shtrirjen e shpërndarjes së ndihmave humanitare. 
 
“Armëpushimi mund të rinovohet, me shpresën se do të sjellë edhe një përfundim afatgjatë të konfliktit”, ka deklaruar Ahmed. 
 
Konflikti i armatosur ka si protagonistë koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe militantët shiitë Houthi të mbështetur nga Irani./Top Channel