MAQEDONI

Tërheqja e 5 e lojës shpërblyese „Llogari fiskale në dorë-shpërblim pa mund“

22.04.2014 13:58

Njëra nga pikat është në ndërtesën e RTVM-së, pastaj në rrugën Maqedonia, para vendit shitës Tollaks dhe MPM Press drejt sheshit Maqedonia……

Tërheqja e pestë e lojës shpërblyese  "Llogari fiskale në dorë-shpërblim pa mund" do të mbahet më 28 prill. Pjesëmarrësit e interesuar kovertat e adresuara me llogari fiskale dhe të dhëna personale mund t'i dërgojnë përmes Postës ose t'i lënë në pikat e caktuara speciale të lotarisë shtetërore të Maqedonisë e cila është organizatore e lojës shpërblyese.

Njëra nga pikat është në ndërtesën e RTVM-së, pastaj në rrugën Maqedonia, para vendit shitës Tollaks dhe MPM Press drejt sheshit Maqedonia.

Në Kumanovë sot do të ketë pikë speciale para vendit shitës Keops në Veles para Loto77, nesër në Shtip para vendit shitës Tutun Prom, në Koçani para vendit shitës Anafil  dhe në Strumicë para Vatkos.

Në këtë tërheqje të pestë do të tërhiqet një automobil, 30 vauçerë me vlerë prej 3.000 deri në 60.000 denarë dhe 120 vauçerë  për produkte ushqimore në vlerë prej  nga 1.000 denarë.

Tërheqja do të realizohet drejtpërdrejtë  më 28 prill në Radio Televizionin e Maqedonisë, prej orës  20:00.

Për pjesëmarrje në lojën shpërblyese duhet të dërgohen 20 llogari fiskale, në zarf standart të bardhë në të cilin krahas llogarive fiskale duhet të ketë listë të veçantë në të cilën do të jepen të dhënat e dërguesit, emri, adresa dhe telefoni për kontakt.