Maqedoni
Parashikimi i motit
19.10.2016 09:04
Moti paradite në Maqedoni do të jetë me reshje të shiut, të cilat në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit vende-vende do të ketë edhe mbi 20 litra në metër katëror...

Në majat më të larta malore në pjesët veriperëndimore të vendit do të ketë reshje të borës. Gjatë ditës së nesërme në orët e pasdites reshjet do të ndalen dhe vranësira pjesërisht do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e dobët në mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 12 gradë ndërsa ajo ditore do të lëvizë prej 10 deri në 17 gradë.
Në Shkup paradite me vranësira me reshje të përkohshme të shiut të cilat do të jenë me intensitet mesatar, ndërsa pasdite mot i thatë, por kryesisht me vranësira. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëshohet deri në 12 gradë ndërsa e ditës do të rritet deri në 14 gradë.
