Maqedoni
Tërmet prej 1,8 ballëve ndjehet në Shkup
19.10.2016 09:18
Një tërmet me magnitudë prej 1,8 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmë në orën 22 e 13 minuta në Shkup dhe rrethinë...

Një tërmet me magnitudë prej 1,8 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmë në orën 22 e 13 minuta në Shkup dhe rrethinë, kumtoi Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin epiqendror të Shkupit, ndërsa në Shkup dhe rrethinë është ndjerë me intensitet prej 3 deri në 4 ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane./Mia
