Maqedoni
Në 16 aksidente dje në Shkup, 10 persona lëndohen më lehtë
19.10.2016 09:53
Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kreu ekspertizë në gjithsej 16 aksidente...

Në tetë prej tyre më lehtë janë lënduar 10 persona. Tetë aksidente janë me dëm material.
Siç njoftoi për MIA-n nga SPB - Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga policia rrugore, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër më i madh i shkeljeve.
Janë sanksionuar 13 drjetues të cilët me automjet kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë nuk i kanë respektuar semaforët dhe 22 shoferët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar.
Janë hasur edhe 67 automjete të parkuara jashtë rregullave dhe 11 këmbësorë të cilët rrugën e kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në semafor të kuq.
Me ndihmën e automjetit special karrotreci, gjatë ditës së djeshme janë hequr 96 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit motorik ashtu edhe të këmbësorëve./Mia
