Maqedoni
LR-PDSh, UNITETI dhe RDK zyrtarizojnë koalicionin
19.10.2016 12:22
Tre partitë opozitare, LR-PDSh, UNITETI dhe RDK sot pasdite do të zyrtarizojnë koalicionin midis tyre....

Marrëveshja do të nënshkruhet mes kryetarit të LR-PDSh-së, Ziadin Selës, kryetarit të UNITETI-t, Gëzim Ostrenit, dhe kryetarit të RDK-së, Vesel Memedit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet prezantimi i pikave të marrëveshjes për koalicionim, platforma e përbashkët dhe shprehja e vullnetit për të unifikuar të gjithë partitë e tjera opozitare jashtëparlamentare dhe shoqërinë civile për zgjedhjet e 11 dhjetorit.
