Merkel nuk përjashton sanksionet ndaj Rusisë për Sirinë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sanksionet kundër Rusisë për aksionet e saj në Siri mund të mbeten si opsion për Bashkimin Europian...

Merkel ka thënë se ajo do të bisedojë për Sirinë me presidentin francez, Francois Hollande, dhe atë rus, Vladimir Putin, në margjinat e takimit për Ukrainën sot në Berlin.
Merkel ka kritikuar Rusinë se po mbështetë forcat e presidentit Bashar al-Assad dhe ka akuzuar Sirinë dhe Rusinë se po bombardojnë qëllimshëm civilët dhe spitalet.
Merkel ka thënë më 18 tetor se për situatën në Siri “asnjë opsion, përfshirë edhe sanksionet, nuk mund të hiqen nga tavolina e diskutimeve, por prioriteti është që ne të shikojmë se si të lehtësojmë në një farë mënyre vuajtjet e njerëzve”, duke shtuar se kjo temë do të trajtohet në takimin me Putinin.
Deklaratat e Merkelit vijnë vetëm një ditë pasi shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se blloku nuk është duke e konsideruar mundësinë e imponimit të sanksioneve ndaj Rusisë për aksionet në Siri.
