“Qytetari në rend të parë”, më shumë transparencë dhe llogaridhënie
Pushteti lokal duhet të rrisë nivelin e transparencës dhe llogaridhënies...

Pushteti lokal duhet të rrisë nivelin e transparencës dhe llogaridhënies. Projekti “Qytetari në rend të parë” ka për qëllim pikërisht futjen e standardeve të vetme për pushtet të hapur lokal dhe nxitjen e iniciativës së qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në mënyrë që të kontribuohet për komunitetin.
“Të krijojmë forma të standardizuara dhe të unifikuara siç janë në Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, me qëllim që të kemi informata sa më të afërta për qytetarët dhe për biznes sektorin, me qëllim që administrata e nivelit lokal kryekëput t’i përpunojë të gjitha të dhënat që të jenë sa më transparente”,- deklaroi ministrja e Pushtetit Lokal, Shyrete Elezi.
“Do të vendoset një formë e unifikimit të të dhënave. Pushteti lokal duhet të publikojë në vazhdimësi informacionet në ueb faqet e komunave në mënyrë që më pas të njëjtat të shfrytëzohen nga qytetarët”,- tha ministrja e Shoqërisë Informative, Marta Arsovska–Tomovska.
“Transparenca është gjëja esenciale që ndihmon për një demokraci të shëndoshë, për një shtet i cili dëshiron të funksionojë sipas rregullave të drejtësisë. Të gjitha institucionet publike do të sjellin vendimin e duhur, sepse e dinë që janë në vëzhgim dhe qytetarët e kuptojnë rëndësinë e këtij vëzhgimi, që ka si qëllim transparencën”,- theksoi ambasadori i Britanisë së Madhe, Carls Garret.
Projekti zbatohet nga Qendra për menaxhimin e ndryshimeve në partneritet me Qendrën për lidhje dhe zhvillim të qëndrueshëm “Alka” dhe është financuar nga delegacioni i BE-së me bashkëfinancim të Ambasadës Britanike. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
