Maqedoni
Përmbytjet në Tetovë - digat mbrojtëse, Elezi: Rekonstruimi fillon në fund të nëntorit
19.10.2016 15:09
Tashmë një vit e disa muaj pas vërshimeve në Tetovë, ende nuk janë restauruar digat mbrojtëse aq të kërkuara dhe të domosdoshme për banorët...

Nga Ministria e Pushtetit Vendor thonë se punimet do të fillojnë në fund të nëntorit. Aktualisht, sipas ministres Elezi, janë siguruar mjetet financiare nga bashkëpunimi mes UNDP-së dhe Ministrisë së resorit që ajo drejton.
“Kemi të bëjmë me një projekt që është me UNDP-në, në vlerë prej mbi 430 mijë euro. 12 milion e 300 mijë denarë janë mjete nga Ministria e Pushtetit Vendor për rekonstruimin e tri digave aktuale me qëllim evitimin e katastrofave tjera natyrore dhe pjesa e prokurorimit veç më është në përfundimin e sipër dhe besoj se kah fundi i nëntorit do të dalim në terren për të realizuar punimet ndërtimore”,- deklaroi ministrja e Pushtetit Lokal, Shyrete Elezi.
