Kulturë
Festivali i Teatrit në Tetovë sonte ulë siparin me ndarjen e pesë çmimeve
19.10.2016 15:32
Mbrëmë, në kuadër të edicioni të 5–të të Festivalit ndërkombëtar të dramave nacionale në Tetovë...

Mbrëmë, në kuadër të edicioni të 5–të të Festivalit ndërkombëtar të dramave nacionale në Tetovë, u dha shfaqja e Teatrit të Tiranës “Made in Albania”, me tekst të Stefan Çapalikut dhe regji të Altin Bashës.
Pjesa rikthen në skenë artistët e njohur, Zyliha Milotin dhe Luftetar Pajon, duke bërë bashkë artistë të brezave të ndryshëm, që nëpërmjet dramës së munguar shqiptare përcjellin një sërë mesazhesh.
Kostumografia e spikatur në shfaqe u realizua nga Ilirjana Lloxha–Basha, ndërsa koreografia nga Gjerg Prevazi.
Sot, në natën e gjashtë dhe të fundit të festivalit, do të performojë Ansambli i madh i Teatrit shtetëror të Stambollit me pjesën “Qetësi shpirtërore”, ndërsa pas shfaqjes do të ndahen çmimet.
Juria, e përbërë nga Nexhat Birexhik, drejtor i përgjithshëm i teatrove shtetërorë në Turqi, dramaturgu Jeton Neziri dhe aktori Myzafer Hetemi do të ndajë pesë çmime, për shfaqen më të mirë, tekstin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë.
MERITA ÇOÇOLI
